“Tollumbacet me azot rrezik për shëndetin e të rinjve”,Xhixho: Të ndalohen me ligj !

0
178

Pas lajmit ku një 15-vjeçar ka përfunduar në spital, pas konsumimit të një tullumbaceje me azot në Fier ka reaguar edhe nënkryetarja e PL, Erisa Xhixho. Përmes një statusi në facebook bën thirrje që konsumimi i gazit të tollumbaceve me azot të ndalohet me ligj pasi po kërcënohet shëndeti i të rinvje.

Postimi i plotë:

Tollumbacet me azot mbeten rrezik për shëndetin e të rinjve tanë. Konsumimi i këtij gazi të dëmshëm duhet të ndalohet me ligj.

Pak ditë më parë, në Komisionin e Ligjeve ngrita shqetësimin e mungesës së bazës ligjore për të parandaluar helmimin masive që po u shkaktohet adoleshentëve nëpër lokalet e Tiranës, ku kjo lëndë shitet hapur dhe me faturë.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë ngul këmbë që nuk ka vakum ligjor, çdo ditë të rinjtë vuajnë pasojat e tollumbaceve me azot, duke përfunduar edhe në spital.

Një ligj i qartë që e fut këtë lëndë në substancat e ndaluara për konsum, përtej atij mjekësor, është emergjencë.

Është emergjente të veprojmë sot, pasi shëndeti i fëmijëve tanë duhet të jetë prioritet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here