Ambasadorja e Zvicrës takon kreun e bashkisë së Mirditës: Mbështetja jonë ka parë rezultate të mira

0
137

Ambasadorja e Zvicrës në vendin tonë Ruth Huber ka zhvilluar një takim në bashkinë e Mirditës. Ajo u prit nga kryetari i bashkisë, Albert Melyshi, i zgjedhur nga opozita, në zyrën e të cilit u organizua dhe një takim pune i zgjeruar.

Një vizitë e parë fantastike për ambasadoren Huber në Mirditë. Faleminderit kryetarit të bashkisë, Albert Mëlyshi dhe kreut të këshillit bashkiak, Aleksandër Picaku. Ishte gjë e mirë të shohim një këshill me diversitet dhe pluralizëm me anëtarë nga 13 parti të ndryshme”, thuhet në një postim në rrjetet sociale të ambasadës.

Po ashtu, ambasada vlerëson se ka parë rezultate të mira në këtë bashki, nga projektet mbështetëse të dhëna prej saj.

“Kemi parë progres në dokumentim dhe procese krejtësisht të përmirësuara të buxhetit, transparencë më e madhe përmes transmetimeve drejtpërdrejt të takimeve të këshillit, përmirësime pas tërmetit në ofertën turistike. Presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të frytshëm”, thuhet në postimin e Ambasadës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here