Nuk regjistruan personin e shoqëruar si dhe nuk i dorëzuan dëshminë prokurorit, pezullohen dy oficerët në Elbasan

0
155

Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra dy nënkomisarë të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Sipas AMP nënkomisari Uljan Shpataraku dhe nënkomisarja Sovjona Kapllanaj nuk kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor.

Ndërkohë burime për Abc, bëjnë me dije se dy nënkomisarët e pezulluar, kanë shpërdoruar detyrën pas shoqërimit në komisariat të shtetasit E.F i cili ka qenë i shpallur në kërkim policor.

Burimet theksojnë se dy punonjësit e policisë pasi e kanë shoqëruar Endri Filja i kanë marrë dëshminë, por nuk e kanë njoftuar Prokurorinë, e cila kishte dosjen e këtij personi të kërkuar.

Gjithashtu burimet bëjnë me dije se oficerët nuk e kishin regjistruar shtetasin Endri Filja as në regjistrin e personave që hyjnë në Drejtorinë e Policisë dhe as në regjistrin e të shoqëruarve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here