Kush janë anëtarët e bandës së Laert Haxhisë? Mes 20 të arrestuarve edhe e dashura e tij

0
209

Vajza në fotografi me iniciale K.GJ, është e reja e arrestuar në operacionin e mbrëmjes së djeshme në Elbasan. Gjatës i janë marrë shenjat e gishtave për verifikim, pasi dyshohet si e përfshirë në ngjarje kriminale.Deri më tani ka shkuar në 20 numri i të arrestuarve.

Ishte arrestimi i Artan Tafanit tre ditë më parë i njohur si një nga “ushtarët” e bandës së Laert Haxhiut në Lushnjë, i cili u kthye në bashkëpunëtor të Prokurorisë së Elbasanit ajo që çoi në zbardhjen e një sërë ngjarjesh kriminale.

Gjata ishte e dashura e Laert Haxhiut, i cili aktualisht ndodhet në burg në Greqi, i akuzuar për për disa vrasje.

Artan Tafani u arrestua i akuzuar për grabitjen e një pike këmbimi valutor në zonën e “Astirit” në Tiranë, në muajin qershor ku arriti të marrë 30 mijë euro.

Foto/ Kush janë anëtarët e bandës së Laert

Në foto/ Klea Gj. e dashura e Haxhisë

Laert Haxhiu është kreu i bandës së Lushnjes që nga viti 2017, kohë kur u dënua fillimisht nga Gjykata e Lushnjes me 18 vjet burgim për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, si autor i një ngjarje në 2016 ku mbetën të plagosur dy persona.

Firdeus Berberi, 22 vjeç, gjithashtu ishte shpallur në kërkim n ga policia për “plagosje të rëndë me dashje”, pasi akuzohet si një nga dy autorët e plagosjes me armë zjarri të Johan Muçllarit, ngjarje e ndodhur në Prill të 2022-it në Pogradec.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here