Numër i ulët votuesish por Rama falenderon pjesëmarrësit: U vulos reforma administrative

0
140

RamaEdhe pse numri i pjesëmarrësve në këto zgjedhje është dukshëm më i ulët se ai i zgjedhjeve të kaluara, kryeministri Rama falenderoi përmes rrjetit social të gjithë qytetarët që morën pjesën në proces.

“I falenderoj dhe u shpreh me përulësi mirënjohjen të gjithë atyre që me votën e tyre e investuan besimin tek kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Sot u votua reforma e madhe e riorganizimit administrativ të shtetit shqiptar që nga nesër do të jetë një shtet më modern. U vulos vendimi historik për të barazuar përfaqësimin e grave me burrat në kuvendet e reja vendore të Shqipërisë. U vendos status i barabartë qytetarie mes banorëve të qytetit dhe fshatit dhe u hap një epokë e re në marrëdhëniet mes familjeve që jetojnë në fshat dhe qeverisë vendore”, theksoi kreu i qeverisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here