Paloka: PD ka fituar nga jugu në veri

0
162

PalokaNënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka denoncuar incidentet e shumta zgjedhore të ndodhura në të gjithë vendin.

“Opinioni është njohur për shumë probleme që janë hasur gjatë zgjedhjeve. Përpjekjet për manipulim kanë ndodhur gjatë tërë ditës. PD-ja ka mundur që të bllokojë shumë prej tyre. Për këto shkelje janë njoftuar edhe ndërkombëtarët. Tani i themi dyshes Rama-Meta të heqin dorë nga përpjekjet për manipulim. U kërkoj numëruesve tanë që të qëndrojnë dhe të vazhdojnë të numërojnë”.

Deputeti demokrat renditi një sërë problemesh të ndodhura gjatë ditës së sotme. Ai bëri të ditur se shkeljet e gjetura i janë bërë të ditura edhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

‘’Vëllai i kandidatit të kandidatit në Selenicë ka kërcënuar me jetë votuesit. Në Klos burri i kandidates ka goditur shoferin e kreut të PD. Në Shkodër makinat e LSI kanë transportuar materialet zgjedhore. Në Krujë, vëllai i Artur Bushit ka shoqëruar me eksortë materialet dhe që shoqërohej nga policia. Është denoncuar cilësia e dobët e bojës. Janë raportuar dhjetëra raste të dhunës ndaj qytetarëve dhe mbështetësve të PD’’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here