Sulmi në veri/ Vuçiç e anuloi konferencën për shtyp të Petkoviqit, duke i bërtitur: “Çka do të thuash ti, kush të dha leje?”

0
627

Ndonëse ishte paralajmëruar se drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq do të mbante konferencë shtypi të dielën në orën 14:00 lidhur me incidentin e armatosur në veri të Kosovës, siç dihet, kjo nuk kishte ndodhur.

Gazeta serbe Nova nga një burim i afërt me partinë e presidentit serb ka mësuar se Aleksandar Vuçiq i ka kërkuar Petkoviqit që të mos flasë dhe se do ta bënte ai vetë këtë.

Sipas pohimeve të bashkëbiseduesit të portalit, Vuçiq i ka bërtitur Petkoviqit duke i thënë se ai nuk mund të flasë për atë temë pa dijeninë e tij, me vërejtjen se Petkoviq “nuk ka çfarë të thotë”.

Siç mëson portali serb,  Vuçiq i ka kërkuar Petkoviqit që të mos i drejtohet opinionit, pasi të gjitha informacionet do t’ua përcjell qytetarëve në mbrëmje.

“Vuçiq ishte i zemëruar me Petkoviqin sepse ai nuk e kishte konsultuar para se të caktonte konferencën për shtyp. Petkoviq e kishte thirr konferencën krye në vete, sepse si drejtor i Zyrës ka qenë logjike që ai t’i drejtohet mediave. Kur Vuçiq pa që Petkoviq do të fliste, ishte goxha nervoz dhe kërkoi të anulohej konferenca”, pohon një burim i Nova pranë partisë së Vuçiqit (SNS).

Sipas bashkëbiseduesit të portalit, Vuçiq i nervozuar e ka pyetur Petkoviqin se “çfarë do të thotë ai kur nuk ka kurrfarë informacionesh”.

“Vuçiq ka kërkuar qartë që Petkoviq të mos flasë sepse nuk ka çfarë t’u thotë qytetarëve. Situata ishte dramatike, për këtë foli edhe vetë Vuçiq në konferencë dhe për këtë arsye Petkoviqit iu kërkua të anulojë konferencën. Vuçiq madje u tregua i vrazhdë për një moment dhe i tha Petkoviqit, “çka do t’i thuash opinionit… Kush të dha leje?”, pohon burimi i portalit serb.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here