Bushati: Rama kur flet për Kosovën ka interesin e vet, duket si i ‘pilotuar’ nga dikush që i kontrollon karrierën

0
96

Analisti Andi Bushati duke folur per ngjarjet ne veri theksoi se kryeministri Edi Rama ka në interesin e vetë të mbajë qëndrime në dëm të Kosovës.

Duke iu referuar propozimeve të Ramës për zgjidhjet e që ka dhënë pa ia kërkuar njeri në lidhje me tensionet me Serbinë, Bushati tha se kryeministri duket si robot që pilotohet nga dikush tjetër, ‘futja Kosovës po thuaj këtë se na bën benefic neve’.

‘Duket sikur dikush i kërkon gjëra dhe Rama për hir të karrierës së vetë personale jo detyrimisht se i bën mirë Kosovës fillon dhe i thotë këto një nga një. Nuk ka ndonjë urrejtje Rama ndaj Kosovës, ai e shet e blen sa herë ti duhet’, u shpreh Bushati.

Bushati: Një gjë është e sigurtë. Po të shohësh trajektoren e marrëdhënies Rama-Vuçiç që nga takimi në Beograd kur kërkoi pavarësinë e Kosovës ka një kurbë me shumë ulje ngritje.

Unë nuk kam mendimin se Rama është argat i Vuçiçit. Rama ka interes të vetin se ai shet dhe prindërit dhe jo më Vuçiçin.

Puna është se a përkon interesi personal i Edi Ramës me interesin e Kosovës. Pra edhe pa qënë argat i Vuçiçit ai mund ti bëjë dëm Kosovës.

A kemi thënë prej 2 vitesh se Edi Rama argat i Vuçiçit për Open Balkan. Ndodhi që Edi Rama si një robot i komanduar nga diku thotë sot Open Balkan vdiq nuk ka më kuptim.

Po ti shikosh të gjitha propozimet konkrete që Rama bën, duket si robot që pilotohet nga dikush tjetër. Futja Kosovës po thuaj këtë se na bën benefic neve.

Shiko propozimin tjetër ditën kur anuloi mbledhjen e dy qeverive, unë kam vendosur tha, kam një projekt për asosacion më të shkëlqyerin, që ia them vetëm Presidentit të Francës dhe Kancelarit të Gjermanisë, njeri politikan serioz që bën propozime dhe e shpall publikisht dhe thotë që është i fshehtë nuk ka, ky është karagjozllëk.

Duket sikur dikush i kërkon gjëra dhe Rama për hir të karrierës së vetë personale jo detyrimisht se i bën mirë Kosovës fillon dhe i thotë këto një nga një.

Nuk ka ndonjë urrejtje Rama ndaj Kosovës, ai e shet e blen sa herë ti duhet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here