Prej ditësh në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërron jetë ish-Presidenti italian

0
127

Ka ndërruar jetë Giorgio Napolitano, ish-presidenti i Italisë. Napolitano ishte 98 vjeç. Vdekja ndodhi në klinikën Salvator Mundi në Gianicolo në Romë, ku presidenti emeritus ishte shtruar prej disa kohësh.

Pranë tij në momentet e fundit ndodhej familja, veçanërisht djali Giulio dhe gruaja e tij Clio, 89 vjeçe, si dhe këshilltari historik i komunikimit, Gianni Matteoli.

Më 21 maj 2022, Napolitano iu nënshtrua një operacioni abdominal dhe u shtrua në spital për nëntë ditë në spitalin Spallanzani në Romë. Kursi pas operacionit ishte i pandërprerë. Ai ishte presidenti i parë i Republikës së Italisë që u zgjodh dy herë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here