Denoncimi i studentëve të mjekësisë/ Reagon Berisha: Skena të neveritshme! Shikoni kriterin e “Lal Vjedhësit”

0
248

Përbuzja dhe poshtërimi me të cilën bashkia e Tiranës po i pret studentët edhe këtë vit akademik është shpalosur gjërësisht në rrjetet sociale, ku po qarkullon gjerësisht një video e mënyrës se si ata po trajtohen për konviktet  ku presin të strehohen. Bëhet fjalë për Fakultetin e Shkencave Mjekësore.

“Skena të neveritshme!  Shikoni kriterin e “Lal Vjedhësit,” për shpërndarjen e dhomave”, shkruan edhe Kryetari i PD-së, Sali Berisha, pasi ka parë pamjet ku një punonjës bashkie shpërndan copa letrash si bukë lëmoshe, mbi të rinjtë që kanë ardhur që në orën 5 të mëngjesit për të marrë dhoma në konviktet e Fakultetit të Mjekësisë. Asnjë listë pritjeje, asnjë rregull, asnjë urim mirëseardhjeje, por stres, tallje, torturë.

Fjala korrupsion në këto pamje  duket se është më e vogla krahasuar me fyerjen që kanë ndier në shpirt, prindërit e atyre të rinjve, që sot i kanë përcjellë me dhimbje për në Tiranë por edhe me plot shpresa që të nisin të vetëm një rrugë të re./ar.sh.SYRI.NET 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here