Operacioni “Tempulli”/ Gjykata lë në burg nëntë të akuzuarit në Elbasan

0
105

Gjykata ka vendosur masë “Arrest me burg” për të arrestuarit në kuadër të operacionit “Tempulli” në Elbasan.

Gildi Ballolli, Mikel Poçi, Stiven Faqolli, Saimir Rexhepi i njohur si “Ujku i Cërrikut”, Françesko Braho, Endrit Kovaçi, Ervis Duzha dhe punonjësi i policisë Sajmir Hysa, janë emrat e 9 të arrestuarve që u lanë në burg.

Megaoperacioni “Tempulli” është kryer pas një hetimi 7 mujor intensive nga Policia e Shtetit me qëllim parandalimin e shitjes së dograve pranë komuniteteve shkollore që vendosin në rrezikshmëri fëmijët dhe adoleshentët.

Operacioni përfshiu disa qytete të Shqipërisë të cilët janë ndërlidhur në përfshirjen e shit-blerjeve të lëndëve narkotike. Si rezultat i operacionit u goditën 23 grupe kriminale dhe u vunë në pranga mbi 200 persona. Priten ende arrestime të tjera në vijim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here