Aksident në Elbasan/ Një kamion përplas mjetin e parkuar, plagoset 56-vjeçari nga Kosova

0
93

Një 56-vjeçar nga Kosova ka mbetur i plagosur në një aksident pasditen e sotme në Elbasan.

Sipas burimeve zyrtare, në oborrin e firmës “Kurum”, në fshatin Bradashesh, automjeti kamion me drejtues shtetasin kosovar N. I., 63 vjeç, gjatë kryerjes së një manovre, ka përplasur një automjet kamion të parkuar.

Për shkak të goditjes, aksidentalisht është dëmtuar shtetasi kosovar S. S., 56 vjeç, i cili ka qenë në afërsi të kamionit.

56-vjeçari është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Me shtetasin N. I. po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here