Berisha: Çdo ditë e më shumë nxin monumenti i turpit i amnistisë së Erion Veliajt për djegësin e Tiranës  

0
99

Në komferencën e përjavshme, kryeopozitari Sali Berisha tha se çdo ditë e më shumë nxin monumenti i turpit i amnistisë së Erion Veliajt për djegësin e Tiranës.

“Çdo ditë që kalon, amnistia e Erion Veliajt nxin si monumenti më i shëmtuar, më i turpshëm i kontrollit të drejtësisë, i triumfit të padrejtësisë.

Erion Veliaj kërkon të kalojë sot në një mbledhje të mbyllur dhe më këtë rast u bëj thirrje këshilltarëve të opozitës, në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, të mos lejojnë mbajtjen e asnjë mbledhje të këshillave bashkiakë me dyer të mbyllura.

Duke mbyllur sallat e parlamenteve lokale, kryetarët mafiozë duan të fshehin krimet e tyre të vazhdueshme

Iu bëj thirrje medieve, të përcjellin çdo mbledhje këshilli bashkiak kudo që zhvillohen.

Iu bëj thirrje qytetarëve që të imponohen me protesta të të gjitha formave, që mafiozët të mos mbyllin mbledhjet e këshillave bashkiakë.

Nxin çdo ditë e më shumë monumenti i turpit i amnistisë së Erion Veliajt.

Sot ai kalon në këshill bashkiak vendimin për 600 milionë të tjera për kompaninë e tij, me pronarë në letra Zoto dhe Mërtiri.

6 milionë euro kalon ky mafioz, duke zhvatur qytetarët shqiptarë me tarifën 29 euro toni, kur kontrata parashikon 11 euro.

Erion Veliaj, çdo ditë që kalon, është një aktakuzë e rëndë për SKAPin e partisë dhe kontrollin e tij nga Edi Rama.

Qytetarët duhet ta dinë se këto 6 milionë euro, ku i ka marrë do thoni ju? 430 milionë lekë i ka marrë nga arsimi i fëmijëve, i ka marrë nga zëri i arsimit në buxhet. I ka hequr.

130 milionë lekë ka hequr nga fondi i emergjencës. Por këto do presësh kur Skapistët marrin përsipër krimin e shëmtuar të amnistimit të tij.

Pra, merr fondin e emergjencës dhe e çon te sipërmarrja e tij, merr fondin e vogëlushëve, dhe e çon te sipërmarrja e tij.

Edhe njëherë u bëj thirrje qytetarëve për ta kapur për zverku dhe për ta çuar aty ku e ka vendin, te dera e burgut.

Sepse nëse presim për SKAPin, ju garantoj se ai do bëhet edhe kryeministër i Shqipërisë në mendjen e tij.

Erion Veliaj është mafiozi që vendosi të heqë dorë nga praktika e mëparshme e trajtimit të plehrave me landfill- veçim, seleksionim dhe riciklim dhe të kalojë me djegie.

Askush në Shqipëri nuk mund të vendoste përveç atij.

Erion Veliaj është falsifikatori monstruoz, ka paguar në emër të Këshillit Bashkiak për të paguar një ndërmarrje që nuk ekzistonte.

Erion Veliaj është iniciatori i përdorimit të koncesionit privat për trajtimin e plehrave të Tiranës, në dallim nga dy djegësit e tjerë, të Fierit dhe të Elbasanit.

Erion Veliaj është përgjegjës për tetë pikët që iu dhanë një kompanie që nuk ekzistonte.

Erion Veliaj, i amnistuari i SKAPit, heq nga fondet e arsimit, 430 milionë lekë dhe i inkason në sipërmarrjen e tij.

Kjo është një histori kriminale, që duhet të marrë fund.”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here