Ndërhyrja në të dhënat e TIMS, Salianji kërkon raportim nga institucionet

0
90

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka kërkuar sot në komisionin parlamentar të sigurisë të raportojnë për vjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS drejtuesit e SHISH, Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

Salianji ka ngritur disa shqetësime për mungesën e llogaridhënies nga këto institucione sipas ligjit.

Teksa në komision raportonte zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj, ai pyeti nëse kanë ndonjë përgjigje për një prej ngjarjeve më të rënda të raportuar nga ndërkombëtarët, por edhe mediat shqiptare siç është tentativa apo ndërhyrja në sistemin TIMS.

“Institucionet që duhet të japin llogari para parlamentit, që janë nën monitorimin e këtij komisioni të japin llogari siç e parashikon kushtetuta dhe ligji.

Këtu kam parasysh rrëshqitjen e kryetares së Shërbimit Informativ Shtetëror, e cila nuk raportoi siç parashikohet në Kushtetutë dhe ligj. Kam parasysh që ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë pavarësisht kërkesave të bëra konform rregullores së Kuvendit nuk morën pjesë për çështjet e kërkuara nga deputetët e opozitës dhe në një rast dhe me dakordësinë e deputetëve të maxhorancës dhe besoj që duhet të rikthehemi aty ku e kemi lënë për të rikthyer në shina të ligjshmërisë raportimin e këtyre institucioneve para Kuvendit.

Së dyti, është me shumë shqetësim për të gjithë opinionin publik ashtu si për partnerët ndërkombëtarë dhe ndaj duhet të vinin këtu për të diskutuar dhe ne do të bëjmë kërkesë si fillim dhe pastaj edhe komision për më tej, është shqetësim thelbësor që në mbledhjen e parë të këtij komisioni ne të diskutojmë dhe nëse nga Ministria e Brendshme, përfaqësuesit e saj kanë ndonjë përgjigje për një prej ngjarjeve më të rënda të raportuar nga ndërkombëtarët, por edhe mediat shqiptare siç është tentativa apo ndërhyrja në sistemin TIMS për të fshirë gjurmë, apo për të marrë të dhëna, për t’i transferuar apo devijuar ato”, tha Salianji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here