Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, arrestohet pas një viti arrati autori i dyshuar

0
143

Arrestohet pas një viti në arrati autori i dyshuar i vrasjes së Pjetër Kolës, 44 vjeç një vit më parë në Pukë.

Në pranga ka përfunduar Maltin Gjini, 37 vjeç në dalje pikës kufitare Muriqan, njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër ndaluan shtetasin M. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Lezhë, pasi Gjykata e Pukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 37-vjeçari akuzohet se më datë 27.09.2022, në fshatin Kurthpulë, Pukë, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin P. K., për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet tij dhe viktimës, të cilët dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë për kultivim të bimëve narkotike.

Në media raportohet se vrasja e Kolës ka ndodhur në një magazinë në fshatin Korthpulë pasi dyshohet për prishje të pazareve të drogës. Në lidhje me vrasjen e tij deri më tani janë arrestuar edhe dy banorë të zonës, një grua nga Cërriku dhe nje grua nga Berati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here