Në 10 vite mbi 33% e shqiptarëve braktisën vendin e tyre/ Berisha: Arsimi po shkatërrohet, qytetarët të ngrihen në protesta për të ardhmen e fëmijëve të tyre !

0
154

Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një mesazhi në Facebook i ka ururar të gjithë nxënësve sukses në ditën e parë të vitit të ri akademik.

Gjithashtu nuk ka lënë pa theksuar se sot në mbarë vendin qindra klasa të para dhe shkolla nuk hapin për mungesë nxënësish dyert e tyre si pasojë e emigrimit masiv nga keqqeverisja. Kreu i PD u bën thirrje qytetarëve të ngrihen në protesta.

Sot dita e parë e shkollës!

Të dashur miq,

sot qindra mijëra fëmijë të ciklit shkollor elementar dhe parauniversitar nisën vitin e ri shkollor. Me këtë rast le t’ju urojmë nga zemra, të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve të tyre, dhe në veçanti voglushëve të klasës së parë një vit shkollor plot suksese dhe mbarësi.

Por sot në mbarë vendin qindra klasa të para dhe shkolla nuk hapin për mungesë nxënësish dyert e tyre. Këto 10 vite mbi 33% e shqiptarëve braktisën vendin e tyre. Sot mësuesit shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon! Trupa pedagogjike është e infiltruar masivisht nga militant partie dhe patronazhistë që po shkatërrojnë arsimin tonë.

Qytetarët janë të ftuar të ngrihen për të ardhmen e fëmijëve të tyre kunder këtij regjimi që qendron mbi vjedhjen krimin dhe drogën. sb

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here