Shkarkimi i Olta Xhaçkës/ Mediat greke: Si e “hëngri” Beleri ish-ministren e jashtme ! Çfarë e detyroi Ramën të marrë atë vendim ?

0
125

Ndryshimi Olta Xhaçkës nga posti i ministers së Jashtme ka marrë edhe vëmendjen e mediave greke.

Me shkrimin me titull “Si e hengri Beleri ministren e Jashtme”, Protothema.gr shkruan se largimi i Xhackës lidhet jo vetëm me çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, por edhe për aktivitetin e biznesit të bashkëshortit të saj.

“Ish-ministrja e Jashtme është vënë në shënjestër të opozitës, e cila i kërkoi Gjykatës Kushtetuese heqjen e saj nga detyra parlamentare, pasi bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik nga qeveria e Edi Ramës.

Aktivitetet e burrit të saj në zonën bregdetare dhe konkretisht në Dhërmi, në fakt e bëri atë të shndërrohej në një mbrojtëse të ashpër të paraburgimit të Belerit, pasi kryebashkiaku denoncoi zyrtarisht transaksionet e paligjshme të burrit të saj”, shkruan gazeta greke.

“Megjithatë, deri tani largimi i Xhaçkës nuk është interpretuar si synimi i kryeministrit shqiptar për t’i dhënë fund “pengut” Beleri, duke e lejuar atë të betohet si kryetar i Bashkisë së Himarës dhe të ushtrojë zyrtarisht detyrat për të cilat bashkëqytetarët e tij e zgjodhën atë”, thuhet ne shkrimin e gazetes greke.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here