Për politikë, kandidati Ramës në Kavajë, bën sikur falet…

0
138

Për Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, asgjë nuk është më e rëndësishme sesa karrigia dhe pushteti.

Pasi hyri në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Kavajës i pavotuar dhe i rrethuar nga trafikantë droge, tani, për t’i shërbyer karriges se tij, ka vendosur të përdhose besimin mysliman, që mbizotëron në Kavajë.

Krali është një nga familjet e pakta të besimit ortodoks, që jeton në Kavajë.

Ai nuk ka shkuar kurrë në xhami, nuk ka asnjë informacion që të jetë konvertuar në fenë myslimane, por sot ka shfrytëzuar besimtarët e vërtetë, është futur mes tyre dhe ka bërë sikur është falur me ta.

Një blasfemi nga pikëpamja fetare, pasi një jobesimtar mysliman, i kryen ritet e faljes ndaj Zotit, vetëm pasi të ketë pranuar se do të jetojë dhe do t’i përkushtohet parimeve të fesë islame.

Një keqpërdorim nga pikëpamja politike, pasi Redjan Krali, i besimit ortodoks, për pushtetin e vet personal, thyen çdo parim të besimit islam, duke përdhosur ritin e faljes së myslimanëve.

Në këtë besim, falja është e shenjtë, është një detyrim i besimtarit të fesë myslimane ndaj Zotit dhe jo një llogari politike, siç e keqpërdori sot Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here