100 milionë euro koncesion/ Detaje nga SPAK: Spitalet po ripërdorin instrumentat dhe autoklavat e vjetra

0
372

Kontrata koncesionare e sterilizimit më vlerë gati 100mln euro nuk i ka nxjerrë jashtë funksioni autoklavat e vjetra nëpër spitalet e vendit. Një pjesë e tyre janë rikthyer në funksion, për të sterilizuar instrumente kirurgjikale po ashtu të vjetra. Konstatimi është bërë nga SPAK në hetimin e koncesionit të sterilizimit, për të cilin deri më tani janë arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni, Ilir Rrapaj, si edhe po hetohen në masa më të buta sigurie gjashtë persona të tjerë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga këqyrjet e kryera nga spitalet e vendit rezulton se për lindjet natyrale, ndërprerjen te shtatzënisë dhe manipulimet kirurgjikale janë rikthyer në përdorimin e instrumenteve që kanë patur më parë gjendje dhe për sterilizimin e tyre autoklavave që kanë patur gjendje

Hetimi ka zbuluar se Ministria e Shëndetësisë, nuk ka kryer asnjëherë një kontroll faktik në centrale, subcentrale dhe qendrat backup gjatë gjithë kohës për investimet reale të kryera nga koncesionari.  Gjatë këqyrjeve të bëra për llogari të hetimit të SPAK në dhjetor 2022-janar 2023 nga 18 qendra Back up të planifikuara sipas kontratës në të gjithë territorin, vetëm 5 të tilla funksionojnë në spitale.

Sipas hetimit, kushtet e kontratës koncesionare janë në favor të koncensionarit.  Përveç se anekset problematikë të kontratës nuk janë zgjidhur, Ministria e Shëndetësisë nuk iu ka dhënë përgjigje të saktë kërkesave të spitaleve për të përdorur setet e vjetra me qëllim përballimin e numrit të ndërhyrjeve kirurgjikale, që kalonin numrin e parashikuar. Nga ana tjetër ministria i kërkonte spitaleve të mostejkalohej numri i ndërhyrjeve dhe buxheti./ A2/

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here