Makina del nga rruga, 3 të plagosur në aksin Korçë-Pogradec

0
100

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë, Maliq.

 

Sipas policisë, shtetasi R. H., 34 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi shtetasi R. H., dhe dy pasagjerë të automjetit, shtetasit M. B. dhe B. B.,  të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here