Paloka: Ose do të kemi një bashkim të grupit, ose do të gjejmë një zgjidhje për të pasur dy grupe me të njejtin pikësynim

0
258

Deputeti demokrat, Edi Paloka u shpreh se PD ka marrë përsipër që të realizojmë aspirata që ka populli opozita.

Ai tha per oranews se dy janë opsionet tashmë ose do të kenë një bashkim të grupit parlamentar, ose do të gjejnë një zgjidhje që të funksionojmë si dy grupe me një pikësynim.

Paloka: Ne si PD kemi marrë përsipër që të realizojmë aspirata që ka populli opozita, duke marrë parasysh pengesat që na kanë vënë Rama Basha. Ajo që planifikojmë të bëjmë, sepse nesër kemi një mbledhje të grupit parlamentar. Dy janë opsionet, ose do të kemi një bashkim të grupit parlamentar, ose do të gjejmë një zgjidhje që të funksionojmë si dy grupe me një pikësynim.

Dikur grupi drejtohet nga Alibeaj që është mëkëmbi i Bashës dhe Basha mëkëmbësi i Ramës. Marrëdhëniet tona ishin ato që ishin dhe nuk kishte një rezultat konkret. Situata ka ndryshuar dhe një pjesë e deputetëve e kanë kuptuar se Basha është në lojë për veten dhe për interesa të Ramës. Ne jemi të bashkuar si grup.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here