Nafta në Shpirag/ Eksperti i ekonomisë: Propagandë për të hequr vëmendjen nga PPP-ja

0
125

Eksperti Klodian Muço ka komentuar deklaratat e bëra së fundmi në mënyrë të vazhdueshme nga kryeministri Edi Rama, për naftën e zbuluar në Shpirag.

I ftuar në Euronews Albania, Muço tha se e gjitha është propagandë e pastër për të hequr vëmendjen nga PPP-ja. Sipas ekspertit, SHELL është një kompani serioze e deri më sot nuk ka nxjerrë asnjë njoftim për zbulimin e naftës.

“Shelli nga dita që e përmendi Rama deri sot nuk ka nxjerrë asnjë lajm lidhur me zbulimin e naftës, kjo do të ndikonte pozitivisht në rritjen e aksioneve të veta në bursë. Shell është një kompani shumë serioze.  Për të hapur një pus 6 mijë metra poshtë duhen qindra miliona euro. Me këto që thotë kryeministri duket se na mbyti nafta.

Me çfarë do ta transportojmë këtë naftë? Duhen investime me qindra miliona euro në tubacione që të transportohet gjithë kjo naftë. Këto janë propagandë e pastër për të hequr vëmendjen nga PPP e famshme”, tha eksperti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here