Apeli për ndihmë i familjes Bitri/ Kreu i FRPD: Së bashku të kthejmë në atdhe trupin e Klajdit

0
203

Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka reaguar pas thirrjes publike të Agim Bitrit, babai i Klajdi Bitrit, për ta ndihmuar të sjellë në Shqipëri trupin e të birit.

Në një postim në Facebook, Xhaferri shkruan se solidarizohet me dhimbjen e familjes Bitri dhe se do të japë kontributin e tij bashkë me të rinjtë e forumit, për t’i ndihmuar të sjellin trupin e Klajdit të ndjerë në vendlindje.

Xhaferri i ka bërë thirrje çdo shqiptari të solidarizohen dhe të ndihmojnë familjen e 23-vjeçarit, i cili u vra me shtizë peshkimi në Itali teksa përpiqej të ndihmonte shokun e tij.

Postimi:

Mërgimi prodhon fatkeqësi, Së bashku të kthejmë në atdhe trupin e Klajdi Bitrit!

Vrasja makabre e Klajdi Bitrit në Itali më trishtoi, pasi ai u vra me shtizë deti në përpjekje për të mbrojtur mikun e tij Italian, që po dhunohej nga një algjerian.

Klajdi ishte vetëm 23 vjeç dhe u vra në sy të vëllait të tij 18 vjeçar e sot pashë apelin e babait të tij që bënte thirrje për t’i ndihmuar për sjelljen e trupit të pajetë në Shqipëri, pasi shteti ynë në raste të tilla tragjedish nuk merr përsipër asgje, ndonëse vetë Kryeministri ynë Italisë i kërkoi të paguante faturën e 4 hajdutëve italianë që ikën pa paguar nga një lokal.

Së pari solidarizohem me dhimbjen e familjes Bitri dhe do përpiqem të jap kontributin tim modest së bashku me të rinjtë të forumit, pasi Klajdi ishte një prej nesh, një i ri që në pamundësi për të ndërtuar të ardhmen në atdhe zgjodhi mërgimin, e mërgimi prodhon të tilla fatkeqësi.

Ftoj çdo shqiptar, që e ka provuar plagën e mërgimit t’i vijë në ndihmë familjes Bitri, për t’ia lehtësuar sadopak këtë gjamë të rëndë.

Shqiptarët janë mësuar me të tilla tragjedi, e ndaj besoj edhe këtë herë indiferencën e institucioneve tona do ta vrasë solidariteti ynë i trashëguar brez pas brezi.

Uroj që në të ardhmen të përballemi me sa më pak tragjedi të ngjashme dhe mbi të gjitha të punojmë që të rinjtë tanë t’i mbajmë në atdhe pasi janë aseti ynë më I madh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here