Me dy emra dhe mbiemra, kush është 32-vjeçari shqiptar i plagosur në Athinë që i shpëtoi atentatit. Ja detajet e ngjarjes

0
131

Një shqiptar i ka shpëtuar një atentati në Greqi. Mediat vendase raportojnë së bashkë me 32-vjeçarin shqiptar u plagos edhe një 20-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30 të së dielës mbrëma ku sipas informacioneve të deritanishme, një person ka qëlluar pas një debati dhe është zhdukur.

Policia e Veprimit të Menjëhershëm ka shkuar në vendngjarje dhe nuk ka gjetur të lënduar dhe as gëzhoja nga të shtënat.

Më vonë, Policia u njoftua nga Spitali i Kryqit të Kuq për dy të plagosur, një 20-vjeçare greke dhe një 32-vjeçar shqiptar, të cilët kanë marrë plagë me armë zjarri.

20-vjeçarja ka dëshmuar në Polici se ka marrë një plumb në kofshë teksa po ecte në kryqëzimin e rrugëve Panormos dhe Larisa, ndërsa pohon se nuk e njeh 32-vjeçarin shqiptar. Siç rezultoi nga hetimet, i plagosuri njihet për autoritetet pasi ka qenë i arrestuar në të kaluarën për drogë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here