Ana e errët e rekordit të turizmit/ 60% e shqiptarëve nuk bëjnë dot pushime

0
222

Për ditë në shqip përkthehen tituj nga mediat e huaja që i bëjnë jehonë zbulimit të vendit të fundit të panjohur në Evropë. Për ditë në TV dhe portalet vendase flitet për boomin turistik të këtij viti. Eshtë e vërtetë se Shqipëria po përjeton këtë verë një shifër rekord pushuesish të huaj. Por si shumëçka edhe edhe ky fakt, që është mjaft shpresëdhënës, po transformohet me shpejtësi në një subjekt propoganmdistik

Mediat pozitiviste flasnin për Maldivet e Evropës, për 12 milionë pushues të ardhur deri më tani, ndërsa kryeministri, një herë poston grafikë të Organizatës botërore të turizmit që e kalsifikojnë vendin tonë si të parin në Evropë për rritjen e numrit të turistëve dhe një herë tjetër flet për 200 avionët që zbresin në ditë në Rinas, duke i’a kaluar edhe aeroportit të Beogradit.

Në të gjithë këtë rokopujë propagandistike ka shumë të vërteta, por ato përbëjnë, në fakt, vetëm gjysmën e së vertertës së plotë që kuptohet se çfarë është në realitet.

Pasi ana tjetër e medaljes është shumë e errët. Top Channel sapo publikoi një anketë jo super profesionale, nga e cila rezulton se 63% e shqiptarëve të pyetur pohonin, se ata e kishin të pamundur financiarisht të bënin një javë pushime.

Kjo e dhenë përkon gati fiks me një sondazh më serioz, ku Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC),  i Ballkanit Perendimor doli në përfundimin se 60% e popullsisë nuk bën dot një javë pushime pasi i mungojnë paratë.

Në fakt, këto të dhëna janë sinkron me shifrat e Eurostatit se gjysma e popullsisë shqiptare rrezikon të bjerë në nivelin e varfërisë. Shqipëria zë vendin e parë, si në kontinet, po ashtu edhe në rajon për shifrën e madhe të njerëzve që kërcënohen nga rënia në varfëri dhe përjashtimi social.

Prandaj, duket shumë cinike të mburresh me rekordet e turistëve të huaj.

Para se të bëjën propagandë autoritetet duhet të hartojnë një plan se sa masa kemi marrë për të absorbuar këtë fluks të shumëfishuar. A i përgjigjemio dot me forca rendi që të shmangim vdekje aksidentale si ajo e turistëve në Sarandë? A kemi një administratë fiskale të aftë të fusë në sistem edhe ata që punojnë me “airbnb” në mënyrë që nga pagimi i taksave të përfitojnë të gjithë dhe jo më të privilegjuarit që kanë pasurti të patundshme. Një tjetër llogari që duhet bërë është ajo e kostos që ky fluks ka mbi mjedisin.

Por me të gjitha këto sërish duhet thënë se trendi që pamë këtë vit është tejet pozitiv për ekonominë e vendit. Por ama jo për propagandë, pasi mes kësaj varfërie dhe 60% e qytetarëve që nuk e kanë luksin financiar ti lejojnë vetes thjeshtë 7 ditë pushime jashtë shtëpise, ka dicka që nuk shkon…

Natyrisht, fluksi turistik është një gjë e mirë, por ama jo për tu mburur dhe për ta shfrytëzuar në mënyrë bajate si propagandë duke e shpallur veten kampionë bote. Por sepse turizmi është nga ato industri që për shkak të të ardhurave që sjell mund të refuktojë shifrat e varfërisë dhe mund ti krijojë edhe atyre 60%ëve që nuk kanë mundësi për pushime të luajnë në të ardhmen lojra me turistë. Kjo është shpresa për të cilën ia vlen ta flasim dhe jo titujt bombastikë që reken të shpëlajnë trutë e votuesve.

Lapsi.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here