Sistemi TIMS i nxori zbuluar/ Rjepaj e Burazeri nuk ishin në Shqipëri kur firmosën për “Sterilizimin”

0
401

Sistemi TIMS ka nxjerë zbuluar dy zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe kushëririn e Ilir Beqaj, Genc Burazerin, në firmosjen e dokumentave të dhënies së konçesionit të sterilizimit me vlerë 100 milion euro, pa qënë prezent në Shqipëri.

SPAK ka provuar se ish-zv/ministri Klodian Rjepaj, nuk ka qënë në teritorin Shqiptar.

Por nga ana tjetër del se ka firmosur procesverbalet si Kryetar i Komisionit të Dhënies së Konçesionit.

Jashtë Shqipërie ka qënë dhe anëtari tjetër i këtij komisioni Genc Burazeri. Të dy nuk kanë qënë në mbledhjet e zhvilluara, pasi nga kqyrja e TIMS-it figurojnë jashtë shtetit.

Ndërsa çuditërisht firmat e dy zyrtarëve ndodhet në dokumenta.

Në datën 9 qershor 2022 oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë verifikuar në TIMS lëvizjet e 6 anëtarëve të komisionit të konçesionit të sterilizimit, Klodjan Rejpaj, Arben Gjata, Genc Burazeri, Marsela Serjani, Petref Mersini dhe Saimir Kadiu.

Nga ky verifikim rezultoi se Genc Burazeri, ku qënë jashtë territorit të vendit në 12 shtator 2014, 3 shkurt 2015 dhe 21 prill 2015. Në këto data janë mbajtur process-verbalet e Komisionit të dhënies së Konçensionit të Sterilizimit, ku Burazeri ka firmosur këto dokumenta.

Ndërsa ish-zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, ka dalë nga territori i vendit, në 13 shkurt 2015 ora 05:12, datë në të cilën është mbajtur process-verbali i komisionit të dhënies së Koncensionit, ku ka firmosur dhe Klodian Rjepaj.

Dokumentat tregojnë se gjithçka ka qënë një konçesion i trukuar, me qëllimin e vetëm për të fituar 100 milion euro, Ilir rrapaj dhe italiani Umbro Staçini, dy miqtë e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Në dokumentat e prokurorisë tregohet qartë njohja e Beqaj me dy personat fitues dhe konflikti i interesit që ministri ka në këtë koncesion.

Sipas dokumentave në dosje, ministri Ilir Beqaj nuk ka informuar komisionin për dhënien e koncesionit të sterilizimit, për njohjen dhe udhëtimet që kishte pasur para procedurës me Rrapaj dhe Staçinin.

Hetimi tashmë për Ilir Beqaj, Shkëlqim Canin, 4 anëtarët e Komisionit të Prokurorimeve Publike dhe subjektin tregtar “Investital” që ka 40 për qind të koncesionit është ndarë dhe SPAK po zhvillon hetimet për akuzën e “Korrupsionit aktiv”, “Pastrim të produkteve të veprës penale” dhe hetim pasuror./oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here