Mediat italiane publikojnë fotot e viktimave që u përplasën për vdekje nga 17 vjeçari në Sarandë

0
160

Mediat italiane kanë përcjellë lajmin e rëndë ku dy turistë italianë humbën jetën në një aksident tragjik.

Domenico Gritto, 23-vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 33-vjeç, me origjinë nga Pozzuoli, humbën jetën mëngjesin e sotëm nga një aksident rrugor në Sarandë. Mediat italiane kanë publikuar fotot e dy turistëve që humbën jetën.

Dy të rinj nga Pozzuoli (Napoli), Vincenzo Tizzano, 33-vjeç dhe Domenico Gritto, 23-vjeç, të dy me banim në Monterusciello, humbën jetën gjatë natës në një aksident në Shqipëri, ku ndodheshin me pushime. Ata po ktheheshin në banesat e tyre, pasi festuan ditëlindjen e Tizzano-s. Sipas hetimeve, motori i tyre është përplasur me një Mercedes, që drejtohej nga një 17-vjeçar, i cili do t’i kishte prerë rrugën mjetit të tyre.

Përplasja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, më 24 gusht, përgjatë rrugës që lidh Sarandën me Ksamilin. Dy të rinjtë napolitantë, me motor Honda, po vijonin drejt Sarandës; janë përplasur me një Mercedes që shkonte në drejtim të kundërt në të cilin ndodheshin një 17-vjeçar, ndonëse pa leje drejtimi, dhe një 16-vjeçar.

Burimet vendase bëjnë të ditur se sipas asaj që është hetuar nga policia, aksidenti është shkaktuar nga një manovër e papritur e Mercedesit, i cili ka ndryshuar papritur drejtim duke i prerë rrugën motorit.

Trupat e dy napolitanëve kishin mbetur të ngecur poshtë automjetit, dhe janë nxjerrë më vonë. Dy të rinjtë italianë kanë vdekur menjëherë nga plagët e rënda.

Nga ana tjetër, dy të miturit mësohet se kanë mbetur të plagosur lehtë dhe janë shtruar në spitalin e Sarandës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here