(VIDEO) Ja si “fluturoi” BMW-ja e të riut durrsak mbi digën e Liqenit Artificial

0
132

Janë publikuar pamjet e aksidentit të frikshëm të ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë, ku një i ri teksa ecte me një shpejtësi jashtëzakonisht të lartë ka “fluturuar” mbi digen e Liqenit Artificial.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:15 të mëngjesit dhe mjeti luksoz i 26-vjeçcarit shihet duke lëvizur me shpejtësi skëterrë nga Rruga e Kosovarëve në drejtim të digës, ku më pas ka ngjitur maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit.

“Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip “BMË” me drejtues shtetasin E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.

Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, njofton policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here