Koncesioni i sterilizimit/ Një nga të dyshuarit, kushëri i parë i ish-ministrit Beqja

0
338

Genc Burazeri një nga të dyshuarit dhe që ndodhet nën masën e detyrimit për paraqitje për koncesionin e sterilizimit rezulton kushëri i parë me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Burazeri ka qenë anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit. Burazeri akuzohet nga SPAK për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Vetë ish-ministri Beqaj është duke u hetuar nga SPAK nën dyshimet se ka paracaktuar dhënien e koncesionit, ndërsa fakti që një nga të dyshuarit është kushëri i parë i tij e thellon skandalin edhe më tej. Nuk dihet nëse kjo çështje po shihet veç të tjerash si një konflikt interesi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here