GJKKO la në burg Belerin, Ministria e Jashtme greke: Vendimi në kundërshtim me ligjet e së drejtës evropiane

0
87

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së, që la serish në burg Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, duke i refuzuar gjithashtu dhe kërkesën për një masë më të lehtë sigurie.

Në reagimin e ministrisë greke thuhet se “vendimi i gjykatës është në kundërshtim me ligjet e së drejtës evropiane”, që sipas tyre, “autoritetet shqiptare duhet ta respektojnë rreptësishtë”.

“Vendimi i sotëm i gjykatës shqiptare, e cila tre muaj pas arrestimit dhe burgimit të tij, rrëzon kërkesën për lirim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri dhe pengon betimin e tij si kryetar i zgjedhur i saj, prezumimit të pafajësisë dhe respektimit të të drejtave politike të të gjithë qytetarëve. Është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjet e së drejtës Europiane, të cilën autoritetet shqiptare duhet ta respektojnë rreptësisht”, thuhet në reagimin e ministrisë së jashtme greke.

Në seancën e sotme (21 gusht), ishte i pranishëm edhe vetë Fredi Beleri, i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhje në bashkëpunim me Pandeli Kokaveshin.

Fredi Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve.

Në një dalje për mediat pas përfundimit të sencës, avokati i Belerit tha se klienti i tij po mbahet në burg politikisht. Ai u shpreh gjithashtu se Beleri kërkoi të drejtën e tij të lirohet dhe të shkojë të betohet për votën që ka marrë nga populli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here