“E pamundur të jetosh me dinjitet”/ Pagesa e ndihmës ekonomike sa 1/3 e minimumit jetik të përllogaritur

0
125

Ndihma ekonomike që një familje në Shqipëri merr është sa një e treta e minimumit jetik. Pagesa mujore e dhënë këtë vit për një familje të varfër rezulton mesatarisht 5 mijë e 866 lekë, ndërsa vlera e përllogaritur që një individ duhet të ketë çdo muaj për të jetuar me dinjitet është 17 mijë e 875 lekë.

“Kështu që ata nuk mbajnë dot frymën gjallë. Ju më shumë se ne e shihni ku shkoni dhe intervistoni. Duhet përcaktuar një shumë e cila t’u lejojë atyre që të jetojnë me minimumin e minimumit”, tha Suzana Guxholli, eksperte për ekonominë.

Me gjithë se të dhënat tregojnë për rritje ekonomike e cila ka prodhuar një “superlek” që ka mundur gjithë valutat e tjera, Shqipëria është ndër të paktat vende në Europë dhe Botë që ende nuk e ka të përcaktuar me ligj minimumin jetik.

 

“Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë kërkon përcaktimin e një vlere minimale ku të mbështetet dhënia e ndihmës ekonomike, pensioneve apo pagesat e tjera të invaliditetit.”

 

Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se rreth 64 mijë familje u trajtuan me ndihmë ekonomike nëpërmjet një fondi prej 1.5 miliardë lekësh në 4-mujorin e parë. Për po të njëjtën periudhë kohore, gjatë vitit të kaluar u shpërndanë 5,3 miliardë lekë për rreth 62 mijë familje.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here