Meta pret në takim presidentin Thaçin: Mbështetja dhe bashkëpunim dypalësh

0
161

Kryetari i Kuvendit  Ilir Meta priti sot Presidentin e Republikës së Kosovës  Hashim Thaçi, i cili shoqërohej prej Ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi dhe Ministrit të Infrastrukturës  Lutfi Zharku. Kryetari i Kuvendit z. Meta shoqërohej prej deputetëve Taulant Balla,  Edi Paloka dhe  Petrit Vasili.

Meta i uroi mirëseardhjen Thaçi në këtë vizitë të parë zyrtare në cilësinë e Presidentit të Kosovës dhe vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera vllazërore mes dy vendeve. Në këtë kuadër Meta theksoi se bashkëpunimi ndër-parlamentar është intensifikuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit dhe rikonfirmoi se diplomacia parlamentare shqiptare mbetet në shërbim të shtimit të njohjeve dhe afirmimit të mëtejshëm të shtetit të Kosovës.

thumbnail_fzh_9800 thumbnail_fzh_9806

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi mes dy qeverive respektive dhe u konfirmua mbështetja e Shqipërisë në forcimin e perspektivës euro-atlantike dhe forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë, në interes të stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajonin tonë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pandalur të Shqipërisë dhe vlerësoi kontributin e Kuvendit në rritjen e cilësisë së bashkëpunimit dypalësh dhe në forumet ndërkombëtare ku Shqipëria është e pranishme.

Thaçi theksoi gjithashtu se intensifikimi i bashkëpunimit në fushat e agro-përpunimit, bujqësisë dhe infrastrukturës do t’i shërbejë rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe turistike mes dy vendeve tona.

Në përfundim Kryetari Meta dhe Presidenti Thaçi diskutuan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, duke ndarë bindjen e përbashkët se si Shqipëria ashtu edhe Kosova mbështesin heqjen e barrierave dhe forcimin e ndërlidhjes rajonale në interes të sigurisë, paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency