Charles McGonigal pranon se ka lobuar për shpalljet ‘non grata’ nga SHBA

0
187

Ish- zyrtari i lartë i FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal pranoi këtë të martë se ka lobuar për të hequr sanksionimin e Departamentin Amerikan të Shtetit, ndaj oligarkut rus, Oleg Deripaska në vitin 2021. Zyrtari i lartë i FBI-së, pranoi fajin e tij në Gjykatën Federale për akuzat nga Akti Ndërkombtar i Fuqive Ekonomike të Emergjencave në Nju Jork.

 

“Kam rënë dakord me një palë tjetër për të mbledhur informacion nënçmues me burim të hapur për një oligark rus të quajtur Vladimir Potanin i cili ishte një konkurrent biznesi i Oleg Deripaska,”- tha McGonigal në Gjykatë.

Ish-zyrtari i FBI-së u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy në janar dhe u akuzua në dy aktakuza të veçanta në Nju Jork dhe Uashington, DC, nën akuzën se kishte marrë para nga  oligarku rus të sanksionuar Oleg Deripaska për të hequr sanksionet e SHBA si dhe për fshehjen e qindra mijëra dollarëve që kishte marrë nga një ish-punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare, ndërsa ishte zyrtar i lartë në byro.

Avokati i McGonigal, Seth DuCharme, së fundi i tregoi një gjykatësi federal në Uashington se ata mund të zgjidhin çështjen e lidhur me Shqipërinë deri në fund të muajit.

Në gjykatë të martën, McGonigal iu përgjigj një sërë pyetjesh në lidhje me skemën e paligjshme për Deripaskën.

“Jam shumë i kthjellët dhe i penduar për veprimet e mia. Unë paraqitem para jush në këtë gjykatë për të marrë përgjegjësinë e plotë, pasi veprimet e mia nuk synonin kurrë të lëndonin Shtetet e Bashkuara, FBI-në, familjen dhe miqtë e mi.

E dija se Deripaska ishte vendosur në listën e sanksioneve nga qeveria amerikane. Unë e kuptoja se informacioni që mblodha në fund do të përdorej për ta futur Potanin në listën e sanksioneve të SHBA-së. E kuptova që puna që bëra do t’i jepte njëfarë përfitimi Deripaska-s dhe sipas ligjit të SHBA-së, nuk duhej t’i ofroja asnjë shërbim Deripaskës, qoftë edhe indirekt,”- ka thënë McGonigal.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here