Qytetari i Divjakës ia kthen me të njëjtën monedhë kryebashkiakut socialist: K*rvë je vetë! Po je burrë, hajde kërko falje

0
322

Qytetari Ilir Qerozi, i është përgjigjur kryebashkiakut të Divjakës, Josif Gorrea pasi e ofendoi gjatë një bisede telefonike, ku po diskutonin ndaj mënyrës së trajtimit të mbetjeve urbane.

Qerozi thotë se  Gorrea duhet t’i kërkojë falje popullit në Grabian për ofendimet e bëra në drejtim të tyre, ndërsa shton se gjuha e  përdorur  nga kryebashkiaku ishte shumë e ulët.

“Gjuha e kryetarit të Bashkisë ishte shumë e ulët për ne. Nuk e filmuam herën e parë se na shau nga nëna, se ishte shumë i bindur dhe shumë gangster ai. Më thotë mua ai, Ilir ku*va që unë kam kontribuar kaq vjet për PS dhe të dali Josif Gorrea aty dhe të më hedhë mua poshtë, të më shajë e të bëjë.

Nuk e lejojmë sharjen e tij, ai po të jetë burrë le të vijë këtu në Grabian dhe të dalë para popullit dhe t’i kërkojë falje popullit. Kur*ë nuk jam unë, kur*ë është ai që merret me kur*at. Ai dhe Erion Braçe bashkë të dy, le të dalin këtu para meje. Nuk ka shanse, nuk bëhet fjalë të më kërcënojë mua ai, jo ai po kushdo, unë kam frikë vetëm nga një Zot lart.

Nuk kam frikë nga asnjë nga këta këlyshat që dalin këtej vërdallë. Ne do të bëjmë protesta sa do ta çojmë atë tonën deri në fund që të mos të vuajë më populli i Grabianit nga këta politikanë të sotëm.”, ka thënë qytetari për Lushnja info.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here