Vidhte pompat e ujit në katet të pallateve, arrestohet 41-vjeçari në Sarandë

0
130

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi vidhte pompat e ujit në katet e para të pallateve.

Në pranga është vënë shtetasi Oltion Beshiri, 41 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë pas kallëzimeve të disa qytetarëve se iu ishin vjedhur pompat e ujit, në pallatet ku banonin.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, i cili ishte dënuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, ka vjedhur në mënyrë të përsëritur, pompat e ujit, në katet e para të pallateve të ndryshme, në Sarandë.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here