Vodhi në një objekt kulti në Elbasan, 36-vjeçari arrestohet në flagrancë duke vjedhur në një magazinë

0
99

Identifikohet dhe vihet në pranga 36-vjeçari i cili më parë, vodhi një send me vlerë, në një objekt kulti në Elbasan.  Ky shtetas u kap në flagrancë teksa po tentonte të vidhte në një magazinë, në fshatin Labinot.

Policia bën me dije se si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi A. B., 36 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. B. është gjithashtu autor i vjedhjes së një sendi me vlerë, në një objekt kulti, në qytetin e Elbasanit, vjedhje e dyshuar e kryer më datë 24.12.2022, por e denoncuar në Policinë e Elbasanit, më datë 04.08.2023, nga një përfaqësues i këtij objekti kulti.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 36-vjeçari.

 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here