Sherri ku u përfshi shoferi i Lindita Nikollës/ Balliu:Balliu: Punonjësi do bëjë njëlloj si shefi

0
93

Shef i organizimit në PD, Klevis Balliu, i ftuar sot në ‘Edicionin e Pasdites’ në Syri Tv, komentoi ngjarjen e fundit të ndodhur në Hamallaj ku shoferi i Lindita Nikollës, së bashku me tre vëllezërit e tij kanë masakruar fqinjët e tyre dhe ka gjuajtur 5 herë me armën e shërbimit.

Balliu u shpreh se punonjësi do të bëjë njëlloj si shefi, pasi e gjithë kjo ështe nje qeveri e kriminalizuar, që mbështet kriminelët. Punonjësi do bëjë njëlloj si shefi, le të kemi parasysh se është një administratë e tërë që ka mbi kokë një grup njerëzish që bëjnë krime dhe kalojnë pa u lagur, dhe këtu nuk përjashtohet as Lindita Nikolla dhe e gjithë qeveria.Dhe, njerëzit që janë afër tyre, shikojnë se si ata operojnë me presione duke dërguar njerëz për t’i dhunuar dhe ndjekin të njëjtën formë. Çështja është se këtu është kriminalizuar i gjithë institucioni i shtetit, i tërë shteti dhe policia, parlamenti, qeveria dhe çdo drejtori, këtu gjithçka është kriminalizuar.

Pse?! Sepse peshku qelbet nga koka, është Edi Rama ai që ka pasur gjithë jetën e tij një marëdhenie të ngushte me krimin e organizuar. Dhe njerëzit mund të lodhen nga ky diskutim por është thelbi i gjithë problemeve që kanë qytetarët shqiptarë.

Pse?! Sepse këta janë ata kriminelë që vjedhin voten dhe bëjnë presione për të marrë vota për PS dhe në këmbim qeveria mbyll një sy ose i kthen ata në biznesmenë, në investitorë strategjik, madje në disa raste i fut direkt ata në parlament, në politikë.  Ky nuk është një rast sporadik por një rast i përsëritur në dy tre javë, të mos harrojmë Rrahman Rrajën, por do ketë dhe raste të tjera padiskutim sepse kjo qeveri është kështu.

Kjo qeveri ka për adminsitratë krimin, kjo qeveri ka për bashkëpunëtor krimin dhe ka për stil, stilet e krimit. Këta operojnë si mafie, me kodin e OMERTËS, ju e patë mbledhjen që bëri Edi Rama, ishte një mbledhje tipike mafioze, asgjë nuk u mor vesh çfarë u diskutua.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here