Në aeroportin e Parisit/ E dënuara për trafik droge i rrëmben armën doganierit dhe e plagos me plumb në bark

0
94

Të shtëna me armë janë regjistruar në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle të Parisit, ku raportohet se një doganier është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur brenda aeroportit kur një grua peruane e arrestuar për trafikimin e disa kilogramëve kokainë hapi zjarr ndaj tij, raporton Protothema. E dyshuara ka arritur t’ia rrëmbejë armën doganierit dhe e ka qëlluar vetëm një plumb, duke e plagosur punonjësin në bark.

Sulmi ndodhi teksa punonjësi po shoqëronte të burgosurën në tualet. Gjatë kontrollit, në bagazhin e të resë peruane u gjetën tre kilogramë kokainë. Gruaja u arrestua dhe u akuzua për tentativë për vrasje dhe shkelje të ligjit për drogën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here