Edith Harxhi: Përjashtimi i Ibsen Elezit i pajustifikueshëm, akt i rëndë e besëprerje

0
188

Edith Harxhi tashmë kndidate për kryetare të PD-së, ka reaguar pas miratimit të katër kandidaturave për kryetarë të Partisë Demokratike dhe përjashtimit të pesë të tjerëve.

Harxhi thekson se edhe ketë herë në këtë proces kishte besë-prerje, duke shtuar se përjashtimi sidomos i Ibsen Elezit është i pajustifikueshëm.

Postimi i Edith Harxhit:

Përjashtimi nga gara i kandidatëve për Kryetar Partie është akt i rëndë për një Parti të djathtë për të cilën Kryetari i saj aktual ka premtuar disa herë sistem përballje (primaresh), por edhe në këtë rast si në raste të tjera ishte besëprerë.

Në veçanti përjashtimi nga gara i Ibsen Elezit njërit prej kandidatëve të Grupit për PD-në, si një nga zërat opozitarë më të paepur në Shqipëri, ish Kryetar i Partisë Demokratike të Kuksit dhe ish-Kryetar i Qarkut të Kuksit, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar, është i pajustifikueshëm dhe i rëndë.

Elezi prej disa vitesh kërkon reformimin e thellë të Partisë nga marrja peng e saj nga një njeri i vetëm. Ne do ta vazhdojmë së bashku si grup këtë betejë për reformim pavarësisht pengesave të qëllimshme nga Kryetari aktual.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here