Tingëllon si e çuditshme, por në fakt është kjo çmenduria e Johaib Anjum. Ai priti 7 vjet për të kapur një rrufe që bie në ndërtesën më të madhe në botë, Burj Khalifa dhe ëndrra e tij arriti të përmbushej. Momenti u fotografua nga Anjum të premten e 10 janarit.
Anjum e kishte pritur këtë moment për 7 vjet dhe sa herë që binte shi në zonën e shkretëtirës, ai ulej me një aparat fotografik përpara Burj Khalifa.
Ndërtesa e Burj Khalifa në Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe), një strukturë me lartësi prej 829 metra është ndërtesa më e lartë në botë.