Mbyllet numërimi i votave/ Makineria e manipulimit fiton në Rrogozhinë

0
130

Makineria elektorale e manipulimit triumfon bindshëm në Rrogozhinë.

Edhe pse më 14 maj, rezultati zgjedhor ishte i ngushtë, këtë herë makineria elektorale, e denoncuar nga opozita, shënoi një fitore më të thellë.

Për ironi, edhe pse një ditë e nxehtë korriku dhe një palë zgjedhje të ripërsëritura, numri i votuesve ishte më i lartë.

Pas mbylljes së numërimit, Edison Memolla, kandidati i Partisë Socialiste, duket se do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Rrogozhinës, pasi në zgjedhjet e përsëritura të 23 korrikut ka arritur të mundë rivalin e tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

Sipas të dhënave të përpunuara nga KQZ, Memolla ka marrë 6658 vota ose 57 % të votave, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha ka marrë 4906 vota ose 42 %.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here