Shehu: Studentët e mjekësisë të vijnë në Parlament! U është shaktërruar jeta me ligjin e qeverisë

0
150

Deputeti i PD-së Tritan Shehu, ka kërkuar që Parlamenti të pranojë një përfaqësi të studentëve të cilët po protestojnë jashtë Kuvendit për kundërshtimin e ligjit kushtëzues të qeverisë për diplomimin e tyre, duke punuar për 5 vite me detyrim ose në të kundërt pagesën e një fature prej 5300 euro.

Shehu theksoi se studentëve po i shkatërrohet jeta nga një ligj i tillë, si dhe është dëmtuar rëndë edhe sistemin shëndetësor me vendimin që është marrë.

Shehu: Ky Parlament po mbyll edhe këtë sezon në shkelje të plotë të rregullores, procedurave të demokracisë së tij. Ky Parlament vazhdon të cënsurojë…Që nga komisionet për ligje kaq të rëndësishme që kanë të bëjnë me drogimin e Shqipërisë në republikën e kanabisit, apo me fatin e të rinjve shqiptarë. Unë i kërkoj sot Parlamentit shqiptar në respekt të të rinjve shqiptarë, në respekt të studentëve të mjekësisë që sot po protestojnë, të pranojmë sot që të vendosim si Parlament që një përfaqësi e tyre të vijnë këtu dhe të shpjegojnë shkaqet dhe kërkesat e tyre. Ju mund të thoni se kjo nuk ndodh në Parlament por kjo ndodh në Parlament se Parlamenti mund të marrë të tilla vendime sepse është sovran në respekt të të rinjve shqiptarë. Pikërisht se ata janë tradhtuar, ata janë diskriminuar ata janë vendosur në kushte jashtëzakonisht të vështira duke dëmtuar rëndë edhe sistemin shëndetësor me vendimin që është marrë.

Ndaj dhe unë kërkoj që ne si Parlament të marrim një vendim sot këtu, janë fëmijët tanë, janë të rinjtë tanë, janë njerëzit tanë, le të vijnë këtu dhe ti dëgjojmë me vëmendje. Ti dëgjojmë shqetësimet e tyre gjigante se po i shkatërrohet jeta nga një ligj i tillë dhe pastaj gjithsekush nga deputetët të marrë vendimin e tij.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here