Ligji i mbetjeve, flet për herë të parë Ministri Koka: Do të trajtohen mbetje jo të rrezikshme

0
144

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka reaguar pas miratimit të ligjit të Mbetjeve në seancën e djeshme plenare, pas disa orë debatesh. Sipas kreut të Mjedisit, ligji parashikon trajtimin e kartonit dhe plastikës, të cilat nuk janë të rrezikshme. Ministri Koka thotë se ligji i mbetjeve është një rikthim i ligji të hartuar në vetë PD, por në seancën e djeshme, deputetët e opozitës votuan kundër. “Kjo industri ka investuar më shumë se 230 mln euro, dhe janë të punësuar mbi 30 mijë njerëz. Bëhet fjalë për letër karton dhe plastikë, të cilat janë mbetje jo të rrezikshme. Me këtë ligj ne ngushtuam pikat hyrëse të mbetjeve në vend. Dhe kështu në territorin shqiptar nuk do të do ketë mbetje të rrezikshme. Mosbesimi i shoqërisë civile është i drejtë”, tha ministri Koka. Një ditë më parë Kuvendi miratoi ligjin e mbetjeve të propozuar nga deputeti i PS, Eduard Shalsi, ndërkohë që Shoqëria Civile ka zhvilluar protesta kundër këtij ligji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency