BE anulon fondin për bujqësinë/ Kryemadhi: Nga sot qeverinë shqiptare do ta quajmë Qeveri e Dardhave ose totalisht e paaftë !

0
417

Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me lajmin e anulimit të fondit të BE për bujqësinë. Në një postim në Facebook, ajo thotë se “nga sot e në vijim Qeverinë shqiptare do ta quajmë Qeveri e Dardhave, ose Qeveri totalisht e paaftë”.

“Këtë e ndajnë shqiptarët në zgjedhjet e radhës, që mund të jenë edhe më shpejt sesa parashikimi. Po si more, dy metra KM, paska ngrënë dardha edhe Frida pas kurrizit tënd?!

Po si shpjegohet, që e gjithë Qeveria përlyhet e përzihet me Inceneratorët?  Po si shpjegohet, që i kanë kaq shumë qejf plehrat, aq sa nuk lanë familjar pa u përzierë me to?!

Rastësi e çuditshme?! Po sa qejf i paska patur dardhat kjo qeveri mor aman.  Dhe për ata që kanë interes  për foton, aty tregohet sesi vëllai i Ministres së Bujqësisë, “bente biznes” me inceneratorin e Tiranës, në kohën kur motra e tij aprovonte fonde për serën tek inceneratori i Tiranës”, shprehet Kryemadhi.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here