Trilateralet e izolimit të Kosovës, për hatër të Vojvodës

0
147
Nga Milazim KRASNIQI
Trilateralja e sapombajtur në Novi Sad, ku morën pjesë Serbia, Shqipëria e Maqedonia (Vuçiq-Bernabiq, Rama e Zaev) duket si vazhdimësi e projektit G6, por nuk është. Në dukje është brenda asaj kornize, por në esencë është e kundërta e saj. Takimi në Novi Sad, ndonëse e lë mundësinë e inkuadrimit të mëvonshëm të tre shteteve të tjera të Ballkanit (BeH, Malit të Zi e Kosovës) me vetë faktin se nuk i ka përfshirë, i bie që i ka përjashtuar. Përjashtimi do të ketë ndodhur për shkak të Kosovës, pra, për të mos e vënë në siklet qeverinë serbe. Logjikisht, i bie që takimi në format të treshes, është bërë për interesat e qeverisë së Serbisë, jo për interesat e Ballkanit, ashtu si e pati konceptuar procesi G6.
Në këtë kontekst, besoj se mund të flitet për një proces të ri të izolimit të Kosovës, tash edhe në kuadër të Ballkanit, pas izolimit kronik që ia ka bërë Bashkimi Evropian. Në këtë skemë mund të shihet edhe vizita e para pak ditëve në Beograd e presidentit të Turqisë, Rexhep Erdoganit.Takimi trilateral Turqi-Serbi dhe BeH, poashtu e injoron dhe e mban Kosovën jashtë iniciativave të atilla. Ndërsa, deklarata e komisionerit të ri të BE-së, Zhuzep Burrell, se Kosova nuk është shtet, meqë nuk e njohin Kina, Rusia e India, vetëm sa e plotëson kuadrin e Kosovës së izoluar dhe të injoruar.
Nëse zhvillimet e tashme kundrohen në këtë kuadër, nuk ia vlen të komentohen deklaratat optimiste të akterëve të takimit të Novi Sadit, ku ata zbrazën optimizmin, në një stil bukur kandidian. Me stil të ngjashëm flisnin në vitet 90 ish liderët e reublikave jugosllave për të ardhmen e tyre, duke e izoluar dhe injoruar Kosovën. Por, në fund Kosova u doli dardhë me bisht, sespe siç e ka përskruar Viktor Majeri fundin e Jugosllavisë, ai fund goditjen e kishte në Kosovë.
Rrjedhimihst as eksperimentimet e tashme me trilateratet Turqi-Serbi- BeH dhe Serbi-Shqipëri- Maqedoni e Veriut, nuk do ta zgjidhin problemin, duke e izoluar dhe duke e injoruar Kosovën. Thjesht, do të humbin kohë, do ta komplikonë situatën, duke nxitur edhe më shumë apetitet revanshiste e imperialiste serbe ne drejtim të Kosovës. Në fund mund të shpërthejë tullumbacja e tyre e shpifur, në konflikt të dhunshëm dhe i gjithë Ballkani sërish mud të rikthehet në vatër të krizës.
Pra, këto lojëra me trilaterale, janë maskime të problemit. Problemi i pazgjidhur në Ballkan është qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës dhe ndaj BeH. Pretendimet pushtuese ndaj të parës dhe të mbajtjes peng të së dytës, janë problemi i Ballkanit. Mungesa e zhvillimit ekonomik, pritja e kamionëve nëpër dogana, papunësia e madhe, ikja e rinisë, mosintegrimi në BE, mosintegrimi në NATO, janë pasoja. Pasoja të faktit që Serbia është duke e mbajtur peng rajonin me pretendimet e saj hegjemosite dhe imperialiste. Ky është problemi. Faktikisht, problemi jeni ju, shoku Rama, druzhe Zaeve, kardash Erdogan, braça po k…u, Xhaferovia& Komshiq, që i lariteni vojvodë Aleksandër Vuçiqit. (10 tetor 2019)
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here