Denoncon Berisha: Projektin e djegësit të Tiranës e ka bërë bashkëshortja e Veliajt! Koncesionin e kanë edhe për fëmijët e tyre  

0
103

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, kryeopozitari Berisha tha se projektin e djegësit të Tiranës e ka bërë bashkëshortja e Veliajt.

“A e dini kush e ka bërë projektin e djegësit të Tiranës? Kush ka qenë konsulente?

Studio e Velicës! E bashkëshortes së Erion Veliajt.

Studio aktive dhe superaktive në këtë problem.

Ku është? Pse Erion Veliaj është anëtar kryesor i klanit të plehrave?

Së pari, Erion Veliaj është nismëtari, që e kaloi nga prokurim publik, në koncesion. E nuhati se fitohej më shumë dhe se mund t’ia linte edhe djalit.

Ia kalon për koncesion ministrit Shkëlqim Cani, ai e kundërshton. Ia dërgon Arben Ahmetajt, ai e refuzon. Ia dërgon letrën e dytë dhe më pas të tretën, dhe Ahmetaj shkruan: No koment, meqenëse kjo është kompetencë e qeverisë vendore.

Ahmetaj është në tavë me këtë.

Erion Veliaj që kërcënoi një gazetare që publikoi një fragment të dosjes.

Erion Veliaj, me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin është kupola e djegësit të Tiranës.

Por çfarë ka ndodhur tani? Tani që ka plasur gjirizi dhe ka mbuluar anekënd hapësirën kombëtare dhe ndërkombëtare, tani vini si kalojnë shkresat? Ato kanë vetëm një qëllim, që të tregojnë se Zoto dhe Mërtiri janë pronarët e sipërmarrjes.

Po pse thashë unë që këtë koncesion e kanë edhe për fëmijët e tyre? Sepse e kanë për 30 vite. Natyrisht me të drejtë përsëritje. Dhe për 30 vite kanë përllogaritur 300 milionë.

Po sa shkon? Vetëm në 6 vite, janë shpenzuar aty 110 milionë euro. Prandaj në zhargonin e mafias thuhet se kush kap plehrat, kap miliardat.”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here