Inceneratori i Tiranës, Veliaj i zhytur ‘kokë e këmbë’ në aferë

0
375

Ndërsa vazhdon konfiskimi i pasurive të të afërmëve të Arben Ahmetaj, kur ky i fundit ëhstë në arrati, një tjetër çështje po vlon fort në korridoret e SPAK. Inceneratori i Tiranës mbetet ‘thembra e akilit’ e Erion Veliajt dhe përmendja e tij vetëm pak ditë më parë si propozues i kësaj iniciative e ka tërbuar kryebashkiakun e Tiranës, i cili ka shkuar si asnjëherë më parë në sulme personale ndaj gazetares që shkroi artikullin investigues në BIRN.

Ndonëse SPAk ende qëndorn në heshtje për fatin e Veliajt, provat e përfshirjes së tij në aferë janë aq të mëdha sa do duhej një autokombanjë për ti transportuar dhe asgjëzuar në Sharrë.

Të flasim pak për inceneratorin e Tiranës

Inceneratori u Tiranës është një koncesion që kushton 300 milion euro, për 30 vite.

Integreted Energy BV, kompania fituese për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës kishte drejtor kur mori tenderin Ernesto Granellin, Klodian Zoton dhe Thomas Ëalter Hansman. Ajo u ngrit në vitin 2016 dhe u regjistruar në Hollandë, si një metodë për të humbur gjurmët.

Tek kjo kompani shohim se drejtor është edhe  Klodian Zoto, i inceneratorit të Fierit, Ernesto Granelli, italiani i cili firmos kontratat për ndërtimin e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit me Klodian Zoton dhe ka ortakëri me Stela Gugallen ku në kompania administron Mirel Mërtiri.

Kontrata midis Ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë për ndërtimin e inceneratorit dhe rehabilitimin e vendepozitimeve ekzistuese në Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike, është firmosur në datën 31 gusht 2017. Dhe i është dhënë shoqërisë Integreted Energy BV SPV e cila ka aksionerë 100% kompaninë Integreted Energy BV, sipas ekstraktit të QKR-së.

Por çfarë ndodhi para nënshkrimit të kontratës? Si është përfshirë Erion Veliaj?

Në shkrimin investigues, duke cituar dosjen e SPAK, BIRN thekson se në janar të vitit 2016, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dërgoi një propozim qeverisë për mundësinë e përfshirjes së sektorit privat në fushën e menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane të kryeqytetit, përmes një kontrate të partneritetit publik-privat, PPP.

 

Veliaj ka mohuar publikisht në të shkuarën se ka pasur rol aktiv në procedurat e koncesionit të mbetjeve në Tiranë, por dokumentet hetimore të Prokurorisë së Posaçme tregojnë se Veliaj ishte nismëtari i këtij projekti dhe se propozimi i tij i hapi dritën jeshile koncesionit të inceneratorit të Tiranës.

 

Kryebashkiaku Veliaj i kërkoi Ministrisë së Financave miratimin e procedurës PPP për menaxhimin e mbetjeve në Tiranë sipas studimit të IFC-së. Por në vend të projektit të IFC-së për landfill, në fund Veliaj vendosi për incenerator me PPP, për miratimin e të cilit tejkaloi kompetencat.

 

 

Më datë 27.3.2017 Erion Veliaj ne perjigje kerkeses nga Ministria e Mjedisit per miratimin e plan-fizibilitetit per ndertimin e inceneratorin Tirane , shprehet parimisht dakort per rolin e Bashkis Tirane , referuar Studimit Fizibilitetit.

 

Referuar shkresen nr.827/1 prot., date 27.3.2017, me ane te ciles Erion Veliaj ne rolin e Kryetarit bashkis Tirane eshte shprehur parimisht dakort per rolin e kesaj Bashkie referuar studim fizibilitetit , Arben Ahmetaj pasi Bashkia Tirane merr persiper financimin sipas studim fizibilitetit shprehet “pa koment per sa kohe financuesi dhe perfituesi kryesor eshte Bashkia e Tiranes”.

 

 

Ndërkohë Komisioni me objekt dhenie koncesioni/PPP “Ndertim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi I venddepozitimeve egzistuese Tirane” pasi merr dakortesinë e Bashkisë Tirane per vazhdimin e procedurave referuar studim fizibilitetin dhe miratimin nga Ministria e Financave ku shprehet pa koment perderisa financuesi dhe perfituesi eshte Bashkia Tirane.

 

Nuk duhet neglizhuar fakti se Erion Velija kishte dy perfaqesues ne komision Taulant Tushen dhe Namik Simixhiun, që dhanë jeshile per vazhdimesinë e procedures pa VKB.

 

Po ashtu gazetarja Ola Xama ka zbuluar se dosja për Veliajn thellohet edhe me skemën e financimit të koncesionit, ku del se krahu i djathtë i kryebashkiakut të Tiranës i dërgon Klodian Zotos në emailin personal propozimin e planit financiar të inceneratorit të Tiranës! Nëse pronarë të inceneratorit nuk kanë qënë Zoto dhe Mërtiri përse emaili duhet t’i nisej Zotos? Përse te ‘klodianzoto@yahoo.com’ dhe jo te adresa zyrtare e “Integrated Energy Bv Spv”?

 

@STANDARD.AL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here