Të zhytur në KORRUPSION! Ish-Kryebashkiakët socialistë që i dhanë miliona euro tendera Zotos dhe Mërtirit me sekser Arben Ahmetajn

0
391

Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë vetëm një pjesë e vogël e korrupsionit që është ulur këmbëkryq në çdo institucion.Ditar.al sjell ekskluzivisht dokumentet nga doja e SPAK për Arben Ahmetajn, ku vërtetohet sesi kryebashkiakët socialistë u kanë dhënë Mërtirit dhe Zotos miliona euro tendera.

FIERI

Dosja e SPAK fillon me Fierin, ku del se në përgjime Arben Ahmetaj i këkron ish-kryebashkaikut Baftjar Zeqaj të takohen me Mirel Mërtirin. Në mesazhet e shkëmbyera mes Ahmetajt dhe Mërtirit, flitet për pagesa që duhet të kryhen nga Bashkia Fier.

Sipas SPAK, kompania “Teo Alb” në pronësi të Klodian Zotos ka përfituar mbi 3.5 milionë euro nga “Ujësjellë sKanalizime Fier”, nga data 21.12.2010 deri në 04.03.2016. Pagesa ishte për vendosjen e matësave të ujit me sistem elektronik, ndërkohë që tenderi është dhënë në kohën kur në krye të drejtorisë së Ujësjellësit të Fierit ka qenë Salarion Totaj, bashkëshorti i ministres Elisa Spiropali.

SARANDA

Pas Fierit, radhën në dosje e SPAK e ka Saranda, kur bahskia udhëhiqej nga Stefan Cipa. Në dosjen e siguruar nga SPAK, emri i kryebashkaikut del në përgjimet mes Arben Ahmetajt dhe Mirel Mërtirit, ku ky i fundit kërkon numrin e kryebashkiakut për ta telefonuar dhe më pas për ta takuar.

PËRMETI

Permeti është bashkia e radhës ku Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, në bashkëpunim me sekserin Arben Ahmetjan kanë vjedhur fondet e buxhetit të shtetit. SNë dosjen e SPAK thuhet se në 22.05.2012, Klodian Zoto i shkruan Mirel Mërtirit në lidhje me rikonstruksionin e shkollës “Nonda Bulka” me fond limit 590 milionë lekë të vjetra.

Mirel Mërtiri shkon në Përmet dhe takohet me kryebashkiakun e asaj kohe, Gilberto Jaçen, ku bisedojnë në lidhje me tenderat që do të përfitojnë. “Për Përmetin morëm premtinin”, shkruan në një mesazh Arben Ahmetaj drejtuar Mirel Mërtirit, që do të thotë se marrëveshja e korrupsionit ishte kopsitur.

Në përgjimet e SPAK del se ish-kryebashkiaku i Përmetit i dërgon dokumentat e bashkisë Klodian Zotos, në lidhje me mbledhjet dhe vendimet për Ujësjellës Kanalizime Përmet. Si përfundim, Gilberto Jaçe vendoset edhe si përfaqësues i Këshillit Bashkiak për Asamblenë e aksionerëve të Ujësjellësit Përmet.

DIVJAKA

Për ta bërë sa më të lehtë vjedhjen, Arben Ahmetaj, ministër i Financave në atë kohë, vendosi kalimin e aksioneve të Ujësjellës Kanalizime Divjakë nga Ministria e Financave te Bashkia e Divjakës.Gjithashtu Ahmetaj liron nga detyra anëtarët e këshillit mbikqyrës të “Albpetrol Patos” dhe emëron si anëtarë të rinj: Koli Bele, Kastriot Bejtja, Ardit Kamberi, Andius Olldashi, Etjen Xhafaj dhe Ardit Çollakun. Sipas SPAK, kjo tregon piushtetin e këtyre personave për të shtrirë bizneset në disa drejtime.

Përse ndodhi kjo? Shoqëria “C.G.C” Sh.p.k e themeluar nga Stela Gugallja, partnerja e Mirel Mërtirit, me këtë të fundit që u vendos edhe si administrator i kësaj kompanie kur kompaninë e bleu Ilir Dedja, fitoi ankandin për blerjen e gazit natyror pranë “Albpetrol”. Pra, biznesi i Zotos dhe Mërtirit nuk ishin vetëm matësat e ujit, por tashmë edhe gazi natyror.

BERATI

Në Berat del në skenë emri i ish-kryebashkiakut Fadil Nasufi në mesazhet mes Arben Ahmetajt dhe Mirel Mërtirit. Ky i fundit i konfirmon Ahmetajt se çdo gjë ka shkuar mirë në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Berat.

Pas këtyre mesazheve, në dosjen e SPAK thuhet se kompanitë “ITS” dhe “FMO” të Mirel Mërtirit fitojnë tenderin për instalimin e 12 mijë matësave të ujit, tender i aprovuar dhe i firmosur nga vetë Fadil Nasufi. Financimi do të ishte 2.78 milionë euro pa TVSH, që shkuan në xhepat e Zotos, Mërtirit, Ahmetajt dhe me shumë mundësi të Nasufit, që bëri një punë të mirë duke vjedhur qytetarët e Beratit.

KORÇA

Edhe në Korçë Mirel Mërtiri me Klodian Zoton, falë sekserit Arben Ahmetaj, arrijnë të përfitojnë miliona euro falë tenderit të matësave të ujit. Projekti në Korçë parashikonte vendosjen e 22 mijë matësave dhe kapte vlerën 3.376 milionë euro, teksa kryebashkiak ishte Niko Peleshi, sot Ministër i Mbrojtjes.

Por në Korçë nuk do të mjaftoheshin me kaq. “FMO” e përfaqësuar nga Arenc Myrtezani, i akuzuar për aferën e inceneratorëve, përfiton gati 2 milionë euro milionë euro për ndërtimin e një objekti fotovoltaik. Në Korçë del në skenë edhe një shtetas Italian, që do të përfshihet në aferat korruptive me arben Ahmetajn, për të cilin do të flasim në vijim.

POGRADECI

Pogradeci është bashkia e radhës ku Arben Ahmetaj në bashkëpunim me Zoton, Martirin dhe ish-kryebashkiakun Artan Shkëmbi kanë vjedhur miliona euro nga taskat e qytetarëve. Janë 1.5 milionë euro të përfituara nga kompanitë “ITS” dhe “TeoAlb” të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos për vendosjen e matësave të ujit, e njëjta skemë siç funksionoi në bashkitë e tjera.

Gjithashtu, ITS ka deklaruar se ka kryer shitje te Ujësjellës KAnalizime Pogradec në vlerën rreth 3 milionë euro, çfarë nënkupton se ka patur tendera të tjerë të marrë nga Zoto dhe Mërtiri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here