Kishin “zaptuar” hapësirën publike/ nis hetimi për 3 persona dhe sekuestrohen dhjetëra çadra dhe shezlongë

0
90

Policia e Vlorës ka ndërmarrë sot një aksion për pastrimin e territorit në bregdetin e Himarës, ku u sekuestruan disa çadra.

Mësohet se në Dhërmi janë sekuestruar 37 çadra dhe 68 shezlongë si dhe janë proceduar 3 persona, që administronin këto hapësira.

Gjatë operacionit u sekuestruan 37 çadra dhe 68 shezlongë, ku për pasojë u kepën dhe u vunë në hetim në gjendje të lirë tre persona:

-R. I., banues në Tiranë, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 15 çadra dhe 30 shezlongë;

-L. C., banuese ne Tirane, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 12 çadra dhe 24 shezlongë;

-E. A., banues në Tiranë, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 10 çadra dhe 14 shezlongë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Operacioni “Plazh i lirë” vijon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here