Robert Ndrenika mbështet shoqërinë civile: Kam dalë si gjithë të tjerët

0
192

Aktori i njohur Robert Ndrenika bashkë me shkrimtarin Kiço Blushi i janë bashkuar protestës kundër ligjit për plehrat që në orën 11:00

Të dy, krah për krah, ata kanë qenë në fillim pranë monumentit të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe më pas, bashkë me qytetarët i janë drejtuar kryeministrisë. I pyetur pse ka dalë në shesh, Ndrenika nuk ka dashur të prononcohet gjatë, ai ka thënë për ‘BalkanWeb’: “Kam dalë edhe unë, si gjithë të tjerët.”. Ndrenika dhe Blushi kanë qëndruar në shesh deri në fund të protestës dhe më pas, janë parë në një nga kafenetë përballë Kryeministrisë.BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency